MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR LEZHË
ZYRA VENDORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR SHKODËR
LËNDA : SHPALLJE E VENDIT TË PUNËS PËR NËNDREJTOR NË IA “NDRE MJEDA”
Në bazë të Udhëzimit Nr. 3, datë 9.2.2022 “Për procedurat e emërimit, uljes në detyrë, pezullimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar”, kreu I, pika A (1) Ju njoftojmë për vend pune në pozicionin nëndrejtor i shkollës NDRE MJEDA.
Kërkesat dhe dokumentet për këtë vend pune do të paraqiten në bazë të Udhëzimit Nr. 3, datë 9.2.2022 “Për procedurat e emërimit, uljes në detyrë, pezullimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar”, në Drejtorinë e shkollës “NDRE MJEDA” duke filluar nga data e sotme 14.10.2022 deri në datën 24.10.2022
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati, dokumentacioni i aplikimit, afati dhe mënyra e dorëzimit të tij:
1. Kandidati për nëndrejtor i IPAP-së duhet të plotësojë kushtet si vijon:
a) Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e arsimit ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
c) Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar” me vlerësim jo më pak se “Mirë”, në kualifikimin e fundit.
d) Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.
e) Të jetë certifikuar nga Shkolla e Drejtorëve pas përfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm përgatitor për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar ose të jetë pranuar për të kryer atë.
Dokumentacioni i aplikimit për pozicionin e nëndrejtorit në IPAP përmban:
a) jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumenteve që dëshmojnë pohimet në të (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi);
b) kopjen e njësuar me origjinalin të librezës së punës;
c) kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
d) tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën 4, bashkëlidhur këtij udhëzimi);
e) certifikatën e drejtuesit të IPAP-së ose vërtetimin nga Shkolla e Drejtorëve, që është pranuar për të kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor;
f) vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi);
g) vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
h) deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes), sipas modelit të përcaktuar në shtojcën 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të aplikimit për këtë vend të lirë pune do të jetë data 24.10.2022 Dokumentacioni i aplikimit të shkronjës dorëzohet nëpërmjet shërbimit postar në Shkollën “Ndre Mjeda”.
