Të gjithë studentët banorë të Shkodrës që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve në mësuesi dhe janë të interesuar për zhvillimin e praktikes profesionale në vitin shkollor 2021-2022 në shkollat e ZVAP SHKODËR të dorëzojnë dokumentacionin sipas Rregullores së MASH-it Nr.3874/1, datë 14.07.2011 “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit” kreu IV neni përmes shërbimit postar nga data 1-12 shtator 2021.
Dokumentacioni që kërkohet janë
- Kërkesë për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit sipas shtojcës 5-të të Urdhrit Nr .336 datë 14.07.2011
- CV e praktikantit;
- Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit;
- Fotokopje e noterizuar e diplomave Bachelor dhe Master me lista notash;
- Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikë duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
- ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për MSC );
- emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar
- viti i përfundimit
- numri i matrikullimit
- data e diplomimit
- Vërtetim i vendbanimit;
- Raporti mjeko- ligjor nga qendra shëndetësorë e njësisë së banimit;
- Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
- Çertifikatë familjare (për të gjithë ata kandidatë që janë të martuar/me fëmijë);
Ø Mungesa e dokumentacionit të sipërcituar , çon në skualifikimin e dosjes!