Të gjithë studentët banorë të Shkodrës që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve në mësuesi dhe janë të interesuar për zhvillimin e praktikes profesionale në vitin shkollor 2021-2022 në shkollat e ZVAP SHKODËR  të dorëzojnë  dokumentacionin sipas Rregullores së MASH-it Nr.3874/1, datë 14.07.2011 “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit” kreu IV neni përmes shërbimit postar  nga data 1-12 shtator 2021.

 Dokumentacioni që kërkohet janë

  •  Kërkesë për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit sipas shtojcës 5-të  të Urdhrit Nr .336 datë 14.07.2011
  •          CV e praktikantit;
  •           Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit;
  •        Fotokopje e noterizuar e diplomave  Bachelor dhe Master  me lista notash;
  • Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikë duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:                     

-          ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për MSC );

-          emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar

-          viti i përfundimit

-          numri i matrikullimit

-          data e diplomimit

  •          Vërtetim i vendbanimit;
  •        Raporti mjeko- ligjor nga qendra shëndetësorë e njësisë së banimit;
  •         Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
  •       Çertifikatë familjare (për të gjithë ata kandidatë që janë të martuar/me fëmijë);

 Ø Mungesa e  dokumentacionit të sipërcituar , çon në skualifikimin e dosjes!