Në kuadër te veprimtarive sportive te cilat DAR Shkodër organizon dhe me rastin e 102 vetorit te Pavarësisë dhe 70 vjetotit te Çlirimit te Atdheut, ne unazen lindore qytetit te Shkodres diten e merkure me date 26.11.2014 u zhvillua „GARA ME BIÇIKLETA“ ndermjet nxenesve te klasave te 8 dhe 9 te shkollave 9-vjecare dhe klasave te 10 e 11 te shkollave te mesme te qytetit dhe fshatrave perreth, nje eveniment sportiv qe sherben me se miri per permiresimin e cilesive fizike,shendetin dhe evidentimin e atyre te cilet kane prirje dhe aftesi per tu marre me sporte te ndryshme nen syrin e specialisteve te fushes.Ky aktivitet sportiv u organizua ne bashkepunim me Shoqaten e Çiklizmit „VLLAZNIA“ me trainer z.Sabaudin Hoxha i cili pati mundesite per te bere perzgjedhje te elementeve te spikatur me cilesi teknike te ketij sport me tradita.
· Moren pjese nxenes nga shume shkolla te shoqeruar nga mesuesit e tyre te Edukimit Fizik
· Ç do shkolle mori pjese me 4-6 nxenes me bicikleta
· Distanca e pershkruar ishte 2-3 km
· Fituesit e tre vendeve te para dolen:
· 1.MIRAXH ALETI shkolla “Frederik Gjoni” Bedice
· 2.MIKEL KODRA shkolla “Pashko vasa”Shkoder
· 3.KRISTIAN MARKU shkolla “Cor Jesu”
-- · DAR Shkoder per tre fituesit shperndau certifikata dhe kompania B52 komplete sportive
· Gjithashtu DAR Shkoder vleresoi me certifikate mirenjohje 4 nxenes te shkolles Speciale “3 Dhjetori” te cilet dhe pse me aftesi te kufizuar u integruan me se miri ne kete gare sportive.
· Te pranishem ne aktivitet dhe sherbimet e policise rrugore per te shoqeruar garuesit sipas rregullave te ketij sporti dhe ato mjekesore.
LINKU FOTO NGA AKTIVITETI SPORTIV ME RASTIN E 70 VJETORIT:
